Rritet çmimi i qirave për studentët

5 Shtator 2023 | 08:47

Studentët e ardhur nga rrethet kanë filluar të akomodohen në Tiranë në shtëpi më qira ndonëse çmimet këtë vit janë rritur më shumë se asnjëherë tjetër.

Sipas ekspertëve të tregut të banesave por edhe të vetë studentëve çmimi më i ulët nis me rreth 300 euro dhe kjo në zona periferike të kryeqytetit.

Kjo gjë do të vështirësojë jetesën e studentëve, pasi një pjesë e tyre janë edhe të papunësuar dhe mbahen me të ardhurat e familjeve të tyre. Për këtë arsye një zgjedhje më ekonomike kanë qenë edhe konviktet, ndonëse kushtet e tyre jo gjithmonë janë shumë të përshtatshme në raport me banesat me qira.

Kredia studentore

Sipas një vendimi të qeverisë, studentët do të kenë mundësi që për herë të parë duke nisur nga tetori të mund të aplikojnë për kredi studentore që të shlyejnë tarifat akademike dhe të mbulojnë kostot e jetesës. Për këtë kredi garant për studentët do të jetë shteti ndërsa norma e interesit nuk do të ndryshojë deri në përfundim të kontratës.

Përzgjedhja do të bëhet në bazë të disa prioriteteve sikurse është vlera e kredisë, ndjekja e studimeve në programet prioritare, apo rezultatet e mëparshme gjatë studimeve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët marshim në rrugët e Tiranës, protestë para komisariatit nr. 3: Lironi çunat (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e tyre...
21:59 | 02/07/2026

Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë

Gazetari Klevin Muka këtë të enjte ka lexuar një komunikatë në emër të grupit koordinues të protestës ku ka deklaruar se protesta e sotme para Parlamentit...
20:45 | 02/07/2026

Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar katër punonjës të Policisë së Shtetit në Shkodër, të dyshuar për “shpërdorim detyre”, në lidhje me largimin e...
19:50 | 02/07/2026