Droga “kërcënon” BE-në, alarmi i ekspertëve: Shëndeti i qytetarëve në rrezik

13 Qershor 2024 | 14:40

Kombinimi i drogave të ndryshme dhe mënyrat e përdorimit të tyre në Evropë përbëjnë një kërcënim në rritje për shëndetin publik.

Kështu thotë një raport i Qendrës Evropiane për Monitorimin e Drogave dhe Vartësisë, sipas të cilit konsumatorët janë të ekspozuar ndaj një game të gjerë substancash psiko-aktive, ose formave të ndryshme të kombinimit të tyre.

Prania e substancave të ndryshme në treg, thotë raporti, ka çuar në një multipërdorim të drogave, që është konsumi i disa substancave njëkohësisht ose vazhdimisht.

“Kemi disa ndryshime sa i takon trendeve të konsumit dhe stilit që karakterizohen nga multipërdorimi; pra, njerëzit përdorin disa substanca në të njëjtën kohë, duke u ekspozuar tërësisht ndaj përbërjeve të rrezikshme. Po flasim për substanca të paligjshme, ato klasike, të rejat, por edhe substanca të tjera si medikamentet, apo alkooli, që janë shumë të rrezikshme”, deklaroi Joao Goulao, Qendra Evropiane për Monitorimin e Drogave.

Raporti vë në dukje rritjen e përdorimit të drogave tek banorët e vendeve të bllokut, me 22 milionë persona që përdorin kanabis, 4 milionë kokainë dhe 3 milionë droga sintetike.

Agjencia thotë se kjo situatë, kombinuar me injorancën në rritje mbi natyrën e drogave që përdoren, po rrit ndjeshëm kërcënimin ndaj shëndetit të qytetarëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e kundërshtoi vendimin e një gjykate në Slloveni ndaj kreut të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Porfirije, përmes së cilit ai...
16:33 | 11/07/2026

11 orë pengmarrje në një market në Gjermani, neutralizohet autori

Një pengmarrjeje në një supermarket në Gjermani përfundoi pa viktima pasi një arkëtare u mbajt peng nga një person për më shumë se 11 orë....
16:20 | 11/07/2026