Sa përdorues droge ka Shqipëria? Psikologu: Po s’e kemi në familje, e kemi në lagje
Përdorimi i drogës është kthyer në një fenomen shqetësues për shoqërinë shqiptare. Ndërsa shifrat e përdoruesve rriten, mosha tyre bie gjithmonë e më shumë. Në një intervistë për Euronews Albania, psikologu i qendrës “Aksion plus” që trajton ish-përdoruesit e heroinës me metadon, thotë se adoleshentët po eksperimentojnë me kokainën.
“Ne shohim një trend në rritje të numrave dhe mosha e re që tashmë, po ecën me drogat e forta. Ne jemi qendër për ish-përdoruesit e heroinës dhe shohim se shifrat janë në rritje me 10-15% mosha është 20-30 vjeç”, tha Oltjon Koreshi nga qendra “Aksion Plus”
Të shumtë janë ata që duan të shkëputen nga varësia, por pak ia dalin.
“Kjo është një luftë sepse fatkeqësisht numrat vazhdojnë dhe rriten, që vijnë dhe marrin terapi, beteja është e përditshme, fatkeqësisht çdo ditë ne shohim dhe fytyra të reja”, tha Koreshi
Në të gjithë vendin numërohen rreth 70 mijë përdorues të drogave të ndryshme. Vetëm në kryeqytet janë 250 ish-përdorues të heroinës që janë përfshirë në terapinë mbajtëse me metadonë, ndërkohë që në total në të gjithë vendin mendohet se janë rreth 1500 persona në luftën me varësinë nga heroina.
LEXO GJITHASHTU:
Skenë madhështore dhe një publik i madh, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
Dita e 42-të, nis marshimi i qytetarëve, gazetarja tregon intenerarin e rrugëve ku do të protestohet
Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!
- 22:21 Skenë madhështore dhe një publik i madh, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë
- 22:00 Dita e 42-të, nis marshimi i qytetarëve, gazetarja tregon intenerarin e rrugëve ku do të protestohet
- 21:52 Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!
- 21:33 Ekonomisti Muharremi: Review-të negative po shkatërrojnë Pasuritë Kombëtare, e njoh mirë turizmin