Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19 në RMV

17 Qershor 2020 | 13:33

Maqedonia e Veriut ka regjistruar një tjetër rekord sa i takon numrit të të prekurve me COVID-19. Në 24 orët e fundit nga kryerja e 1 391 teste, 193 persona kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë nga ana tjetër ka pasur 8 viktima dhe 46 pacientë të rikuperuar. Deri tani 201 persona kanë humbur jetën nga virusi në RMV.

Prej disa ditësh, Maqedonia e Veriut po njeh një numër në të rritje të të prekurve me coronavirus, ndërkohë që sot është marrë vendimi për të hapur të gjithë pikat kufitare.

Deri më tani, janë kryer gjithsej 46.445 teste për COVID-19 në vend. Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 4482, numri i pacientëve të rikuperuar është 1803, numri i atyre që humbën jetën është 210 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2469.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026