Rritet numri i emigrantëve në pikat kufitare, mbi 2 mijë qytetarë futen në Shqipëri nga Qafë-Thana

27 Dhjetor 2020 | 09:43

Vijon fluksi me emigrantë në pikat doganore të vendit. 

Ditën e djeshme kanë hyrë në Shqipëri nga pika doganore e Kapshticës 406 qytetarë dhe 108 mjete.

Kryesisht këta shtetas janë emigrantë shqiptarë do të kalojnë Vitin e Ri në vendlindje.

Ndërsa, nga pika doganore e Qafë-Thanës kanë hyrë 2481 shtetas dhe kanë dalë 2228 shtetas.

Këta të fundit janë kryesisht turistë shqiptarë, të cilët shkojnë në Maqedoninë e Veriut për turizëm për 1 ose 2 ditë. 

Ndërkohë, në ditët në vijim pritet një fluks i shtuar në pikën e Kapshticës, pasi shumë emigrantë shqiptarë do të kalojnë Vitin e Ri në vendlindje.

Të gjithë emigrantë shqiptarë mund të futen në tokën greke vetëm nga pika kufitare e Kakavijës, me një kuotë ditore prej 750 personash. 

Lexoni gjithashtu:

Rritet numri i emigrantëve në pikat kufitare, mbi 2 mijë qytetarë futen në Shqipëri nga Qafë-Thana

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026