Rritja e çmimeve detyron qytetarët të marrin ushqime me listë
Rritja e çmimeve ka shtuar numrin e qytetarëve që marrin ushqime me listë. Shitësit në Tiranë tregojnë se lista vetëm shtohet.
Qiriako Sina, pronar i një biznesi ushqimor na thotë se qytetarët nuk kanë mundësi për të paguar as produktet e shportës.
“Kërkojnë produkte të shportës, tek mielli, te vaji do tolerojmë. Fshihemi që mos t’u japim me listë. Vijnë për të marrë 6 artikuj , marrin 2 ose 3 dhe ikin”, shprehet ai.
Ai na tregon fletoren ku mban listën e borxhlinjve dhe na thotë se shpesh është ndjerë i detyruar të japë ushqimet pa marre pagesën.
Ndërsa qytetarët vënë emrin në listë, vetë Qirjaklo nuk e ka të lehtë të furnizojë biznesin e tij. Teksa shfleton listën e borxheve, Arsida, shitëse në një dyqan në Kamëz, pohon se raste të ngjashme ka edhe në zonën e saj.
“Kërkojnë ushqimore dhe detergjente, shkon deri ne 200 mijë lekë të vjetra për familje kuptohet që ka vonesa. Raste ekstreme ka përpiqemi t’i kuptojmë të vihemi në vendin e tyre”, shprehet ajo.
Listë borxhesh ka edhe nëpër kioska. Jashtë kamerës pronarë të farmacive shprehen se borxhi ka shkuar deri në 7 milionë leke. Ata thonë se kur shohin se jeta e tjetrit vihet në rrezik, tregohen dorëlëshuar duke dhëne ilaçe shumë të shtrenjta me listë.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës