Rritja e çmimeve, Shqipëria importon rreth 20% të grurit nga Serbia
Nga sot në Serbi gruri, mielli, misri dhe vaji i lulediellit nuk do të eksportohet në vendet e tjera europiane.
Sipas Presidentit Aleksandër Vuçiç, ky vendim u mor me qellim mbrojtjen e tregjeve vendase. Çmimi i grurit është rritur në mënyrë të ndjeshme, ashtu si edhe kërkesa për importet nga Serbia
“Brenda një dite kërkesa u rrit sa 1 e katërta e rezervave tona të përgjithshme, kërkesa në rajon për drithëra është shumë e lartë, çmimet janë rritur shumë, të gjithë duhet të sigurojnë bukë për popullatën. Kjo është arsyeja se përse ne morëm këtë masë”, tha presidenti Vuçiç.
Serbia eksporton grurin më së shumti në rajonin e Ballkanit. Vende si Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, dhe Maqedonia e Veriut varen përgjithësisht nga importi i grurit nga Serbia dhe Hungaria, dy vende që kanë bërë të ditur bllokimin e eksporteve. Ekspertët thonë se ky vendim ishte i pritshëm, por jo në plan afatgjatë.
“Kjo nuk është e pazakontë, shumë vende kanë reaguar në mënyrë të ngjashme. Kur të tilla evente ndodhin, tregjet në bursa mbyllen dhe bankat qendrore reagojnë duke imponuar moratorium mbi disa banka që rrezikojnë falimentin. Është e nevojshme marrja e të tilla masave afatshkurtra, por e përsëris, këto japin rezultat vetëm në plan afatshkurtër, thotë Aleksandar Vllahovic, kryetar i Shoqatës së Ekonomistëve të Serbisë.
Sipas vendimit të qeverisë serbe, nuk ka një afat se kur do të hiqen këto masa, por nënvizohet se do të jenë të përkohshme.
“Është e qartë që nuk ka përjashtime, fatkeqësisht, as për ato kontrata të firmosura tashme mbi shitjen e grurit dhe misrit, apo edhe për mallra që janë paguar paraprakisht”, shprehet Suncica Savovic, presidente e “Gruri i Serbisë”:
Sipas shpjegimit të presidentit serb, kur qeveria vlerëson se bursat janë të qëndrueshme, atëherë do të jetë e mundur të lejohen eksportet. Serbia aktualisht ka në rezervat e saj ushqimore 800.000 tonë grurë dhe 1.5 milionë tonë misër dhe në pak muaj, pas të korrave në qershor, kjo sasi do të jetë edhe më e madhe.
LEXONI GJITHASHTU:
- Furnizimi me grurë, tregtarët po lidhin kontrata të reja me shtete të tjera
- 19 mijë lekë një thes, rritet çmimi i miellit
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
- 19:23 Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
- 18:15 73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”