Rritja e pagave/ Malaj: Sektori privat të reflektojë të njëjtin trend me atë publik
Ministri i Financave, Petrit Malaj në një konferencë me gazetarët, u shpreh sot në lidhje me hendekun e pagave mes sektorit privat dhe atij publik dhe aksionin që ka marrë qeveria në këtë drejtim.
Ai tha se përcaktimi i nivelit të pagave në sektorin privat rregullohet me Kodin e Punës dhe është çështje politikash që ndjekin punëdhënësit por sipas tij sektori privat duhet të reflektojë të njëjtin trend që po ndjek edhe ai publik në lidhje me rritjen e pagave nëse do që të mbetet konkurrues në ekomoninë shqiptare.
“Unë gjykoj që të dyja nismat paralelisht, pra presioni pozitiv që po bën qeveria në aspektin e rritjes së pagave në sektorin publik, sikundër dhe lufta kundër informalitetit do të japë një rezultat pozitiv për sektorin privat. Ajo që duhet të kuptohet është se sektori privat duhet të reflektojë të njëjtin trend që po ndjek dhe sektori publik nëse do që të mbetet konkurrues në ekonominë shqiptare”, tha Malaj.
Ministri Malaj sqaroi se “bonusi i pranverës” për pensionistët do të përcaktohet me rishikimin e buxhetit për vitin 2024, ndërsa rishikimi i këtij buxheti do të bëhet brenda dhjetorit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Të vetëpunësuarit rimarrin paratë, Malaj: Kësti që paguan në tatime do kthehet
- Nga 1 janari pensionistët udhëtojnë falas me urban, rregullat si funksionon
Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca
- 07:47 PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 07:39 OBSH: Inteligjenca artificiale në shëndetësi po ecën më shpejt se rregullat
- 07:37 Argjentina përmbys Anglinë 2-1 dhe siguron finalen e Kupës së Botës
- 07:33 Hegseth: Ushtria amerikane do t’i nënshtrohet testeve për testosteronin
- 07:29 SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut forcojnë bashkëpunimin për sigurinë, në përgjigjie të kërcënimeve bërthamore
- 07:11 SHBA zgjeron sulmet ndaj Iranit, Teherani kundërpërgjigjet