“Rritje e gatishmërisë për natën e Vitit të Ri/ Mullai: E gjithë policia në këmbë

31 Dhjetor 2023 | 16:27

Zëdhënësi i përgjithshëm i Policisë së Shtetit ishte këtë të diel të fundit të vitit i ftuar në Euronews Albania ku dha këshillat se si qytetarët do duhet të sillen nëse dalin në rrugë në këto sitë festash.

Ai tha se duhet të kenë shumë kujdes përdoruesit e biçikletave të cilët edhe nëse nuk konsumojnë alkool duhet me patjetër të mbajnë të veshur jelekun fosforishent.

Mullaj bëri apel që të gjithë qytetarët të tregojnë kujdes me teprimin e alkoolit, I cili shpesh mud të çojë në konflikte pa asnjë shkak, përveçse bëhet edhe shkak për aksidentet në rrugë.

“Jo sot në mbrëmje, por edhe në këto momente në të gjitha akset kryesore rrugore dhe në qendrat kryesore urbane, janë në punë, policia rrugore, me mjetet inteligjente. Apeli i policisë së shtetit për të gjithë ërdoruesit e rrugë, por ryesisht për drejtuesit e mjeteve dhe të automjeteve, por dhe për çiklistët, është që të shmangin oërdorimin e alkoolit kur janë në timonë.

Drejtuesit e mjeteve, nëse konsumojnë alkool, duhet të përdorin transportin publik, biçiklistët duhet oatjetër të shmangin alkoolin, por edhe pa pirë alkool duhet të mbajnë veshjet fosforishente. Kmbësorët, pavarësisht atmosfeërs festive, të tregojnë kujdes kur të kalojnë rrugën. Në ktë formë viti 2024 të na zërë pa incidente.

Në të gjitha rrugët do ketë policë të qarkullimit rrugor për alkoolmatës, jo për t’i penalizuar dhe për t’i ndaluar që të festojnë. Ne duam mos të kemi asnjë incident. Apeli I poliisë së shtetit është të shmnget përdorimi i tepërt i alkoolit, pasi mudn të sjellë konflikt pa shkak. Ne kemi marrë masa në të gjithë lokalet ku do të ketë festime. E gjithë policia e shtetit do të jetë në këmbë sot”,-tha Gentian Mullaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026

“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari grek Spiros Sideris foli mbi vizitën që ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi...
13:20 | 25/05/2026