Këshilla se si mund të kaloni me sukses kontrollin teknik
9 Janar 2020 |
17:38
Përpara se të paraqiteni për kryrjen e kontrollit teknik ju sugjerojmë t’i kryeni disa kontrolle paraprake mjetit tuaj në mënyrë që të maksimizoni mundësinë që automjeti juaj të kalojë testimin.
– Dritat
- Sigurohuni që fenerët e automjetit tuaj funksionojnë mirë dhe që nuk janë të dëmtuar në asnjë mënyrë
- Sigurohuni që sinjalet, dritat sinjalizuese në kruskot, dritat e pasme, stopat, dritat e lëvizjes mbrapsht dhe dritat e ndriçimit të targave punojnë shumë mirë.
- Sigurohuni që stopat reflektues nuk janë të dëmtuar.
- Mbani një set me llampa rezervë në automjet.
– Frenat
- Në rast se vëreni probleme kur frenoni me automjetin tuaj (p.sh. automjeti devijon në një krah, ka zhurmë të pazakontë etj.) ai mund të ketë nevojë për riparim. Bëni një kontroll dhe kryeni riparimet e nevojshme përpara se automjeti ti nënshtrohet kontrollit teknik.
- Kontrollo nivelin e lëngut të frenave. Niveli i ulët mund të jetë shenjë për rrjedhje në tubat e sistemit të frenimit, të cilët duhen riparuar.
– Rrotat
- Kontrollo cilësinë dhe fryerjen e rrotave të automjetit. Në rast se gomat e automjetit janë të konsumuara apo të deformuara (gunga), ndërroji.
- Në rast se vëren konsum në anët e gomave, kjo është një shenjë që automjeti juaj ka probleme me gjeometrine e rrotave dhe/ose në sistemin e amortizimit , te cilat duhen riparuar.
- Legjislacioni aktual parashikon 1.6 mm si nivel minimal të thellësisë së lules së gomës.
– Targat e automjetit
- Kontrolloni që targat e automjetit tuaj janë të montuara në rregull, nuk janë të dëmtuara dhe nuk janë të çngjyrosura.
KONTROLLE TË TJERA TË DOBISHME…
– Kontroll i pjesës së jashtme të automjetit
- Kontrolloni që nuk ka njolla vaji në vendin ku ju parkoni rregullisht
- Dyert dhe dritaret duhet të hapen dhe të mbyllen normalisht.
- Sigurohuni që xhamat e automjetit tuaj plotësojnë kushtet ligjore në fuqi.
- Karroceria e automjetit tuaj nuk duhet të ketë cepa të mprehtë dhe pjesët përbërëse janë të montuara rregullisht.
- Kontrolloni që fshirëset e xhamit dhe pasqyrat janë të montuara në mënyrë të rregullt në automjet.
– Kontroll i pjesës së brëndshme të automjetit
- Sigurohuni që të gjithë rripat e sigurimit dhe mekanizmi bllokues i tyre të jenë prezent, funksionojnë rregullisht dhe rripat nuk janë të dëmtuar..
- Kontrolloni që boria e automjetit tuaj punon rregullisht.
- Sigurohuni që të gjitha ndenjëset e automjetit janë të montuara në mënyrë të rregullt dhe janë në gjendje të mirë.
Lajme të Sugjeruara
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
ChatGPT do të ketë së shpejti mundësinë të kryejë blerje online në emër të përdoruesve, falë një partneriteti të ri mes OpenAI dhe Visa. Teknologjia...
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
- 12:01 Venezuelë, familja e ish-lojtarit të Atromitos, Lucas Trejo, gjendet e vdekur në rrënoja
- 11:19 Australia shtrëngon kontrollin mbi rrjetet sociale, gjoba deri në 99 milionë dollarë për shkeljen e ligjit
- 10:43 Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet
- 10:29 Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit
- 10:23 “Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos
- 10:22 Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin