Rrjedhje nga gazsjellësit rusë, autoritetet gjermane: Akt sabotazhi
Autoritetet në Gjermani dhe Danimarkë kanë nisur hetimet për rrjedhjen masive të gazit nga gazsjellësit “Rrjedha e Veriut” 1 dhe 2.
Njollat e gazit u konstatuan fillimisht ditën e hënë në ujërat daneze dhe suedeze nga gazsjellësi i dytë dhe më vonë nga ai i parë, si pasojë e një humbjeje në pompat e presionit.
Duke cituar burime federale, gazeta gjermane “Tages shpigel” raporton se ka pak gjasa që rrjedhjet të jenë aksidentale dhe po konsiderohen nga autoritetet si akte të pastra sabotazhi.
Aktualisht asnjë nga gazsjellësit nuk çon gaz nga Rusia drejt Gjermanisë. Kjo, pasi funksionimi i “Rrjedha e Veriut 2” u pezullua menjëherë pasi përfunduan punimet; ndërsa sa i takon njishit, ishte Moska zyrtare që ndërpreu furnizimet më herët gjatë muajit. Pavarësisht kësaj, të dyja strukturat janë të mbushura me gaz.
Pas konstatimit të parë ditën e hënë, zyrtarët e marinës daneze shpërndanë një paralajmërim për lundërtarët dhe caktuan një zonë ndalimi prej 5 miljesh detare përreth gazsjellësit, pasi ujërat e ndotura konsideroheshin të rrezikshme për trafikun detar.
Ndërkohë, kompania që menaxhon gazsjellësit ka deklaruar se për momentin është e pamundur të thuhet se kur ata do të jenë sërish operativë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng