Rruga e vdekjes në Pogradec, në unazë shtohen aksidentet pas rikonstruksionit

17 Maj 2023 | 17:26

Unaza e Pogradecit ju nënshtrua rikonstruksionit në vitin 2018. Por punimet e kryera në këtë segment ndikuan negativisht në numrin e aksidenteve. Drejtuesit e automjeteve rriten shpejtësinë në këtë segment duke sjellë kështu rritjen e numrit të aksidenteve, me pasoja edhe në jetë njerëzish.

Për të kuptuar se sa e rrezikshme është kjo rrugë, sidomos për të miturit dhe moshën e tretë, e tregojnë vetë pamjet kur gazetari shoqëron një zonjë për të kaluar në anën tjetër të rrugës.

Në të dy krahët e kësaj rrugë ka shtëpi dhe rrjedhimisht lëvizje të shumta të banorëve. Për shkak të aksidenteve të shumta, ata ndjejnë frikë sa herë dalin nga pragu i derës.

“Këtu nga andej, e mori një cupe të madhe ja beri copën koke e krisi iku. Ndërroi jetë vajza? Në vend. Unë kam 3 fëmijë në shkollë mor bir, të 3 në shkojë, ata fëmijë do luajnë”,-tha gjyshja me shami.

“Pijanikët çfarë nuk bëjnë, vijnë makinat sikur fluturojnë me avion jo me makinë. Vetëm të ishe ta shikoje, vetëm të ishe ta shikoje, sikur iku me avion.”

“Fëmijët e shkollës ku kalojnë? Këtu kalojnë, s’kanë ku kalojnë tjetër. Këtu duhen prita”

“Ka shumë aksidente po është faji i shoferëve se s’në me kurs. Lëshohet nga rruga e Verdoves e do të dalë për 2 sekonda. Ka shpejtësi, njeri hyri poshtë urës nga shpejtësia e madhe”

Përgjatë 3 viteve, në këtë segment rrugor janë shënuar plot 39 aksidente, të cilat shënuan 4 viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Policia rrugore e pyetur nga Euronews Albania shpjegon se në këtë segment rrugor janë marrë masa të shtuara me forca patrulle e se shkaktarët me të shpeshtë të aksidenteve të ndodhura vijnë për shkak të shpejtësisë tejet të lartë të përdorur nga drejtuesit e mjeteve

Rikonstruksioni i gjithë unazës të Pogradecit ka kushtuar mbi 8 milion euro.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026