“Rruga si vjen kokaina” Artan Hoxha: Si u përdorën polumbarët tanë për trafik droge

8 Tetor 2024 | 13:20

Saimir Kushova, polumbari nga Saranda që u arrestua e më pas u lirua drejt garancisë pasurore për mbytjen e një turisteje angleze 29-vjeçare, është arrestuar në Norvegji, në një port në veri të vendit.

Sipas gazetarit Artan Hoxha, Kushova dyshohet se, së bashku me një grup prej 6 shqiptarësh, është i përfshirë në një operacion për ngarkimin e rreth 150 kilogramëve kokainë, e cila ishte fshehur në pjesën e fundme të një anijeje.

Kjo metodë, e njohur si “pastrami i parazitëve,” u përdor për të transportuar drogën që kishte ardhur nga Brazili.

Për realizimin e këtij operacioni, Kushova dhe një 33-vjeçare kishin investuar rreth 35 mijë korona në blerjen e pajisjeve dhe veshjeve të zhytjes, të cilat ishin të nevojshme për t’u përballuar me temperaturat e ulëta të ujërave.

“Kjo është një ngjarje që shfaq një problematikë tjetër. Në 19 shtator 2022, gjatë një ekspedite polumbarësh në gjirin e Sarandës, Saimir Kushova dhe miqtë e tij kishin ngritur një zyrë dhe organizonin guida. Atë ditë humbi një turiste, dhe Saimir Kushova u arrestua. Ai është një 47-vjeçar që ka një karrierë në radhët e strukturave shtetërore dhe është një polumbar profesionist. Është një njeri i trajnuar për atë punë. Policia në atë kohë e arrestoi dhe gjykata e liroi kundrejt një garancie pasurore prej 15 milionë lekësh të vjetra, duke e detyruar të shfaqej çdo të hënë për verifikim. Pas 47 ditësh, ai u zhduk dhe nuk ishte në Shqipëri. Nga shtatori 2022, kur ndodhi ngjarja, ai u kap në 13 ose 14 prill 2023. Këtë herë u kap në një port në veri të Norvegjisë, me 6 persona shqiptarë, pasi kishin nxjerrë nga një anije një sasi prej 150 kg kokainë. Në atë kohë u tha se u kapën 6 polumbarë, por ishin ata 6 miq të tij; operacioni kishte qenë në monitorim dhe ata u kapën. Saimir Kushova kishte qenë bashkë me një shtetase shqiptare, 33 vjeçare; këta dy ishin polumbarët, të tjerët jo. Ata ishin thirrur nga Shqipëria për një metodë që njihet si “pastrami i parazitëve”. Në trupat e anijeve vendoset lëndë narkotike nën ujë dhe zakonisht është e vështirë për ta zbuluar. Ajo vendoset ose me pajisje me magnet ose në zgavra. Droga që kishte ardhur nga Brazili ishte vendosur atje dhe u duheshin polumbarë sepse ujërat e detit ishin shumë të ftohta. Grupi i Saimir Kushovës shkoi në një market dhe bleu pajisje për zhytje norvegjeze, pastaj shkoi natën në anije, u fut në thellësi 9 metra, mori 150 kg dhe i zbarkoi jashtë anijes. Në momentin e ngarkesës, ata u futën në një autoveturë, por policia ndërhyri dhe bëri arrestimin e tyre. Gjatë hetimit, doli se ata kishin qenë në Francë, në Spanjë, dhe dyshimet janë se janë përdorur për të njëjtën gjë.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të enjte në ambientet e Poliklinikës në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije...
17:09 | 16/07/2026

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026