Rrugëtimi drejt paqes, Sllovenia dhe Serbia forcojnë marrëdhëniet pas tensioneve

16 Tetor 2024 | 08:24
Pas përplasjeve dhe ofendimeve disa muaj më parë mes Vuçiç dhe Sllovenisë, duket se palët kanë gjetur rrugën e paqes.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, deklaroi në muajin prill se nuk dihet kush është më i neveritshëm, sllovenët apo dikush tjetër, duke komentuar seancën e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, në të cilën mori pjesë.
Për këtë pati reagime të shumta dhe nota proteste nga Sllovenia.
Kjo, mesa duket, është tejkaluar dhe dy qeveritë po përgatiten për një mbledhje të përbashkët qeverish.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, e ka pritur në Lubjanë ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriq. Fajon e konsideroi “dinamik dhe të gjithanshëm” bashkëpunimin mes dy vendeve, ndërsa shkroi për takimin në një postim në Facebook.

Ajo tha se u dakorduan me Gjuriqin për një takim të përbashkët të dy qeverive, ndërsa përmendi edhe rinovimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne ramë dakord që t’i forcojmë konsultimet politike midis Sllovenisë dhe Serbisë dhe ta mbajmë një takim të përbashkët të dy qeverive.

Unë trajtova gjithashtu domosdoshmërinë e zgjidhjes së çështjes së trashëgimisë pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, rinovimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës dhe vazhdimin e përpjekjeve të Serbisë për ta forcuar sundimin e ligjit, shoqërinë demokratike dhe median e lirë”, shkroi Fajon.

Kryediplomatja sllovene e quajti Serbinë “partner të rëndësishëm ekonomik”. “Tregtia mes vendeve i kalon 2 miliardë euro, rreth 1500 kompani sllovene operojnë në Serbi. Ne duam të tërheqim më shumë investime serbe këtu. Biseduam edhe për organizimin e forumit të investimeve”, shkroi Fajon.

Ajo tha se “Sllovenia është mbështetëse e madhe e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe në Lindje”.

“Tani është një moment i favorshëm gjeostrategjik për zgjerim. Ne mbështesim përpjekjet e Serbisë për ta vazhduar procesin e negociatave”, tha Fajon.

Me Gjuriqin, ajo tha se u pajtuan edhe për “rëndësinë dhe peshën e departamentit të zgjerimit të BE-së”.

“Dialogu dhe vullneti politik janë çelësi për zgjidhjen e sfidave, edhe aty ku mund të kemi këndvështrime të ndryshme”, shkroi në fund Fajon.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026

Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 39-të. Tashmë ka nisur marshimi drejt rrugëve të Tiranës. Si çdo...
21:30 | 08/07/2026