Rumania kundër ndarjes së RMV-së nga Shqipëria për negociatat

14 Prill 2022 | 13:48

Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani ka pritur në një vizitë zyrtare në Shkup, homologun rumun Bogdan Auresku.

Gjatë konferencës për shtyp, Osmani u shpreh se nuk ka një paralajmërim nga Bashkimi Europian për ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, në lidhje me hapjen e negociatave.

Sipas tij, ndarja në këtë proces nuk do të ishte as në interes të Shqipërisë.

Nga ana tjetër, ministri Auresku deklaroi se Rumania nuk e mbështet ndarjen e proceseve integruese të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi pas një vizite në Berlin ku u takua me kancelarin Olaf Sholc, se Shqipëria do të kërkonte ndarjen nga RMV nëse Bullgaria nuk i heq veton.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026