Rumano: SPAK nuk e ka hetuar me detaje inceneratorin e Fierit, arrestimet e nxituara

26 Shkurt 2023 | 21:02

Avokati Gentian Rumano tha për “Review” në Euronews Albania se ka një presion të madh ndaj SPAK-ut dhe kjo e detyron të çojë për hetim dosje të cilat nuk janë hetuar dhe aq mirë.

Sipas tij kjo është më e rëndësishme se të arrestojë 1 apo 2 persona për të bërë bujë.

“Nga ana e SPAK deri sot që flasim nuk është bërë një akt ekspertimi përsa I përket ndërtimit të veprës, ndërtimit të inceneratorit në qytetin e Fierit , nuk ka përfunduar, ndoshta mund të ketë përfunduar më mbrapa se jam larguar unë nga çështja apo ta kenë patur dhe nuk e kanë dorëzuar për ta parë si material provash nga ana e mbrojtjes, por deri në atë moment nuk ka patur nga ana e prokurorisë një akt ekspertimi të tillë,” – u shpreh Rumano.

Sipas tij ky akt ekspertimi do të vërtetonte nëse paratë janë marrë dhe kanë shkuar për ndërtimin e veprës apo diku tjetër.

“Për aq kohë sa nuk ka një hertim të thelluar nga ana e SPAK-ut, unë e konsideroj të nxituar arrestimin e personave,” – tha avokati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026