Rusët dhe ukrainasit dakord me ndërmjetësimin e turqve për eksportin e grurit
Pak pamje, pak detaje, por shumë optimizëm të paktën tek Kombet e Bashkuara pas takimit të mbajtur në Turqi mes rusëve dhe ukrainase, për zhbllokimin e grurit ukrainas të bllokuar në portet e detit të Zi. Pas takimit, sekretari i përgjithshëm i OKB-së nuk e fshehu optimizmin.
“Sot në Stamboll kemi bërë një hap të rëndësishëm përpara në garantimin e eksportit të drithërave ukrainase përmes detit të Zi. Në një botë të errët si pasojë e krizës globale, të paktën sot pamë një rreze shprese,” – u shpreh Antonio Guterres.
Negociatat, sërish me OKB-në si vëzhgues, do të vijojnë javën e ardhshme.
“Më shumë punë teknike nevojitet për të materializuar progresin, por vrulli është i qartë. Në fund, qëllimi i të gjitha palëve nuk është një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës, por një marrëveshje për gjithë botën,” – shtoi Guterres.
Lufta në Ukrainë ka thelluar krizën ushqimore botërore, menjëherë pas krizës së pandemisë, në një kohë kur Kievi është një nga eksportuesit e parë në botë të drithërave.
Për momentin nuk janë dhënë detaje mbi bisedimet e zhvilluara. Deri tani, Moska ka kërkuar të inspektojë anijet për të verifikuar që nuk transportojnë armë për Ukrainën, ndërsa kjo e fundit ka kërkuar garanci nga sulmet ruse, pas heqjes së minave në portet e saj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 16:54 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 16:49 Pushimi mes dy pjesëve të finales së Kupës së Botës do të zgjasë më shumë se 15 minuta, shkak performancat
- 16:42 SHBA dhe zyrtarët sirianë hedhin poshtë pretendimet e Iranit për sulm ndaj bazës amerikane në Siri
- 16:37 Mijëra bileta ende në dispozicion për ndeshjen Angli-Francë, disa bileta të pa shitura edhe për finalen e Kupës së Botës
- 16:26 Ndeshja me Spanjën, ekipi portugez udhëtoi në Dallas me një aeroplan që përdoret çdo ditë për deportimet e ICE
- 16:13 E njohur për rolin e saj në “Home Alone”, ndërron jetë në moshën 81-vjeçare aktorja Brenda Fricker