Rusia dyfishon bombardimet në zonat e banuara të Ukrainës
Pas 20 ditë luftime, Ukraina vijon t’i rezistojë agresionit të një prej ushtrive më të fuqishme të planetit, ndërsa Rusia po bombardon zonat e banuara të Ukrainës.
Kievi është zgjuar sërish nga zhurmat e bombave që kanë dëmtuar godinat e banuara nga civilët, duke vrarë e plagosur shumë njerëz.
Kryebashkiaku i Kievit, Vitaly Klitschko i është drejtuar qytetarëve për shtetrrethimin.
“Sot po përjetojmë momente të vështira. Në kuadër të vendimit të komandës ushtarake, nga 15 marsi, në mbrëmje hyn në fuqi shtetrrethimi”, ka thënë ai.
Armëpushimi do të nisë nga ora 8 e mbrëmjes deri në 7 të mëngjesit të së enjtes. Ai tha se këto janë momente të vështira për Kievin dhe u kërkoi qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre gjatë kësaj kohe.
Rusia ka dyfishuar bombardimet dhe kërcënimi për një sulm të afërt është i pashmangshëm në mendjet e qytetarëve. Ndërsa Ministria ruse e Mbrojtjes shfaqi pamje të sulmeve me dronë dhe zëdhënësi i saj bëri të ditur se objektivat ishin goditur, një komandant i rëndësishëm i ushtrisë ruse pranoi se operacioni nuk po shkonte sipas planeve të Kremlinit.
Kostoja në jetë njerëzish është e lartë, edhe pse është e pamundur të dihet numri i saktë. Të martën u mbajt varrimi i 35 ushtarëve që humbën jetën në sulmet e së dielës kundër një kompleksi ushtarak pranë qytetit perëndimor të Lvivit.
Gjithashtu nuk është e lehtë të llogarisësh dëmet për qytetet e bombarduara si Mariupoli. Vetëm disa dhjetëra mijëra nga gjysmë milion banorë kanë arritur të largohen, si një grup qytetarësh të strehuar në Zaporizhia.
Por nëse ka një shifër tronditëse nga ky konflikt është ajo e refugjatëve, që sapo ka kaluar kuotën e 3 milionëve.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur në Everest