Rusia: Lirojmë portet në Detin e Zi nëse rishikohen sanksionet
Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se do të konsiderojë hapjen e porteve të Ukrainës në Detin e Zi – duke ulur kështu presionin mbi furnizimet globale të ushqimit – vetëm nëse rishikohen sanksionet e vendosura kundër saj.
Deklarata vjen pas apelit të shefit të agjencisë së ushqimit në OKB në adresë të Presidentit Vladimir Putin.
“Nëse keni ndopak zemër për pjesën tjetër të botës, përpos ndjenjave tuaja për Ukrainën, ju duhet të lejoni hapjen e atyre porteve”, tha David Beasley, drejtori i Programit Botëror të Ushqimit.
Autoritetet ndërkombëtare kanë paralajmëruar një krizë ushqimore globale për shkak të luftës në Ukrainë.
Ukraina dhe Rusia janë prodhuesit kryesorë të grurit në botë, por eksportet kanë ngecur nëpër porte për shkak të bllokadës së Moskës në Detin e Zi.
Përpara luftës, pasiguria ushqimore ishte rritur për shkak të konflikteve, dhe krizave klimatike dhe ekonomike.
Banka Botërore akordoi 11,3 miliardë euro në formën e ndihmave për pesëmbëdhjetë muajt e ardhshëm, shumica e të cilave do t’u jepen shteteve afrikane, të Lindjes së Mesme dhe Europës Lindore.
Sipas OKB-së, numri i njerëzve që vuajnë nga pasiguria ushqimore u dyfishua brenda vetëm dy vitesh, duke shkuar nga 135 milionë që ishte para pandemisë, në 276 milionë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Pushtimi i Ukrainës mund të shkaktojë krizë globale ushqimore, paralajmëron OKB
- Xhaçka: Shqipëria mbështet thirrjen e OKB-së për sigurinë ushqimore
- Rritja e çmimit të ushqimeve, shqetësimi kryesor për qytetarët
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij