Rusia mund të mos paguajë borxhin e jashtëm për herë të parë që nga viti 1917
Rusia nuk ka mundur të shlyejë pagesat e interesit të borxhit të jashtëm të dielën, që ishte përcaktuar edhe si afati kohor.
Kjo rrit mundësinë që Rusia mund të mos paguajë borxhin e saj të jashtëm për herë të parë që nga Revolucioni Bolshevik i vitit 1917, shkruan Euronews.
Moska duhej të paguante një shumë prej 100 milionë dollarësh në interesa për dy eurobonde.
Një veprim i tillë do ta largonte më tej vendin nga sistemi financiar global në mes të luftës në Ukrainë.
Rusia po vuan ende sanksionet ekonomike të vendosura nga vendet perendimorë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Megjithatë, vendi ka fituar 93 miliardë euro nga eksportet e naftës, gazit dhe qymyrit në 100 ditët e para të luftës kundër Ukrainës.
Të ardhurat janë rritur më shumë në mars, megjithatë përpjekjet e perëndimit për të bllokuar tregtinë, çka tregon se lëndët djegëse vazhdojnë të financojnë makinerinë luftarake ruse.
LEXONI GJITHASHTU
Conad feston 20 vite suksesi dhe revolucioni në tregun shqiptar
Sondazhi i OECD: Shqiptarët shtyjnë daljen në pension për shkak të pasigurisë financiare
Këmbimi valutor 2 korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
- 11:03 Rama: Dezinformim për Zvërnecin dhe Sazanin, nuk ka privatizim të tokës publike
- 10:15 Akti normativ për buxhetin 2026, Rama: Bonus për pensionistët, fonde për Onkologjikun dhe rritje pagash
- 09:49 Një amerikan fiton 1.3 milionë dollarë në të njëjtën lotari që fitoi 15 vjet më parë
- 09:44 “Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama reagon ndaj lajmeve në rrjetet sociale: Është shpallur monument kulture
- 09:38 Amaneti i Koço Qëndros: Mos mbani homazhe për mua
- 09:29 21 të arrestuarit e protestës te Parlamenti dalin sot për masë sigurie, pritet protestë para Gjykatës