Rusia ndalon 963 amerikanë të hyjnë në vend
21 Maj 2022 |
15:22
Shteti Rus ka ndaluar 963 amerikanë që të hyjnë në vend. Në personat e ndaluar përfshihen Presidenti Joe Biden, Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe shefi i CIA-s, William Burns, raporton Sky News.
Ndikimi është kryesisht simbolik, por ndalimet janë gjithashtu një shenjë tjetër e përkeqësimit të marrëdhënieve të Rusisë me SHBA-në që nga pushtimi i Ukrainës.
Reagimi i shtetit Rus vjen pasi Presidenti Biden nënshkroi legjislacionin për të mbështetur Ukrainën me 40 miliardë dollarë të tjera ndihmë nga SHBA.
Legjislacioni, i cili u miratua nga Kongresi me mbështetje dypartiake, thellon angazhimin e SHBA ndaj Ukrainës në një kohë pasigurie për të ardhmen e luftës.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
- 16:50 Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)
- 16:43 Partia Fidesz e Orban: Prokuroria bastisi serverët dhe bazat tona të të dhënave
- 16:42 SPAK mbyll hetimet për fraksionin tjetër të dosjes “Metamorfoza”, çon për gjykim 9 persona
- 16:35 Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet
- 16:34 Inteligjenca amerikane: Sulmet ndaj Iranit nuk pritet të ndryshojnë qëndrimin e Teheranit
- 16:20 Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për oligarkët, por për të vënë në lëvizje ekonominë e trashëgimtarëve të pronave