“Rusia po intensifikon ofensivën”, gazetari: Putin po përgatit mësymje të re…

28 Nëntor 2025 | 21:12

Misha Pumo, gazetari në Rusi ka analizuar në emisionin “Balkan Talks” situatën tensionuese mes Rusisë dhe Ukrainës. Gazetari Misha Pumo theksoi se Moska po përgatit një mësymje edhe më të madhe, ndërsa Ukraina, sipas tij, po përballet me mungesë kapacitetesh ushtarake dhe njerëzore në vijën e parë të luftimeve.

Gazetaro shton se në të njëjtën kohë, sulmet me dronë dhe lëvizjet e forcave ruse tregojnë se konflikti po hyn në një fazë të re përshkallëzimi.

“Tashmë ofensiva ruse është intensifikuar. Ka të ngjarë që Ukraina nuk ka mjaftueshmëri sa i përket fuqisë ushtarake, njerëzore në front. Nga ana tjetër Ukraina merr inkursione dhe godet objekte të ndryshme brenda territorit të Rusisë.

Sipas deklaratave zyrtare janë rrëzuar 8 dronë në periferi të Moskës nga ana e Ukrainës. Flitet që Moska zyrtare po intensifikon veprimet ushtarake në front dhe që kanë filluar ti afrojnë në drejtim të frontit forcat arktike, që do të thotë se Rusia ka ndërmend të vazhdojë luftimet.

Rusia po përgatit një mësymje më të madhe. Putini e ka përsëritur sërish se me të mirë apo me të keq, Rusia do të marrë të gjithë Donbasin”, tha Misha Pumo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026