Rusia po përdor urinë si kërcënim, sipas Zelenskit

14 Maj 2022 | 08:53

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka deklaruar se bllokada e porteve në Detin e Zi mund të shkaktojë krizë globale ushqimore.

Shkaku kryesor i kësaj është se para pushtimit, Ukraina eksportonte një sasi të madhe të produkteve bujqësore në mbarë botën, raporton BBC.

Zelenski tha se bllokada ishte pjesë e një stategjie të qëllimshme nga Moska për të shkaktuar kaos.

Ai shtoi se zyrtarët rus po kërcënojnë hapur botën duke deklaruar se do të mungojnë produktet ushqimore, kryesisht buka në dhjetëra vende.

Pak ditë më parë,  presidenti rus Vladimir Putin akuzoi Perëndimin se është përgjegjëse për inflacionin e lartë që po trondit botën.

Sipas tij, sanksionet ndaj Rusisë kanë shkaktuar rritjen në stratosferë të çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve bazë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend

Qeveria spanjolle njoftoi këtë të martë se dëshiron të ndalojë pirjen e duhanit dhe përdorimin e cigareve elektronike në dyqanet e jashtme dhe në plazhe,...
19:43 | 21/07/2026

“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit

Komisioni parlamentar i Mbrojtjes i Bullgarisë miratoi të martën një propozim qeveritar për të lejuar vendosjen e përkohshme të avionëve cisternë amerikanë për furnizim me...
19:37 | 21/07/2026

Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

Irani e paralajmëroi Bullgarinë të martën kundër lejimit të SHBA-së të përdorë territorin e saj për operacione ushtarake kundër Teheranit, duke thënë se një veprim...
19:30 | 21/07/2026