”S’është politikë”, drejtori i ”Qëndresës Qytetare”: Rasti i Klodian Rashës, një fije shkrepse që ndezi të rinjtë për të protestuar

15 Dhjetor 2020 | 08:16

Drejtori i “Qëndresës Qytetare”, zoti Rigels Xhemollari deklaroi në Euronews Albania se protestat për Klodian Rashën ngjajnë me protestat e studentëve që u zhvilluan në vitin 2018.

“Në fakt është një protestë që na ka surprizuar të gjithëve, me protestues të rinj që nuk kanë një organizator, ngjajnë me protestën studentëve të vitit 2018, në formatin sesi organizohen dhe sesi vendosin të marshojnë rreth institucioneve. Qeveria shqiptare nuk po kupton arsyen pse po protestojnë këta të rinj dhe vijon t’i targetojë si të rinj të partive politike, të rinj të cilët paguhen edhe etiketime të tjera, të cilat mendoj që nuk është e vërtetë. Një i ri sot në Shqipëri ka të drejtë të protestojë për shumë arsye, për  rrugën që  ai ndjek në shoqëri. Një njeri rritet në një familje ku prindërit kanë frikë se mos partia i heq nga puna”, u shpreh ai.

Sipas z.Xhemollari rasti i Klodian Rashës ishte një fije shkrepse që ndezi gjithë të rinjtë për të protestuar për realitetin e tyre.

“Rasti i Klodian Rashës ishte një fije shkrepse që ndezi gjithë të rinjtë për të protestuar për realitetin e tyre që vuajnë prej vitesh në Shqipëri”, u shpreh ai.

Ai theksoi më tej se protestat e fundit nuk janë politike, madje janë protesta të hapura për qytetarët. 

“Protestat janë shuar për shkak se partitë kanë ndikuar tek protestat dhe kanë arritur t’i neutralizojnë. Fakti që në këtë protestë 6 ditore nuk ka asnjë titullar politik që merr pjesë këtë protestë më atraktive dhe më të hapur për shumë qytetarë. Tek ajo çfarë kam njohur dhe çfarë kam parë  nuk ka pasur një përdorim nga forcat opozitare”, përfundoi ai.  

Lexoni gjithashtu:

”Janë dhunuar”, Fatjona Mejdini: Policia nuk është e vetëdijshme mbi rolin e gazetarëve në protestë

Mbyllet paqësisht protesta e gjashtë për vrasjen e Klodian Rashës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026