“S’të dua si mësuese e vajzës se je me një dorë”, Hoxha rrëfen momentet e vështira

16 Mars 2024 | 18:31

Mësuese Lindita tregon për “Real People” rastin që nuk do ta harrojë kurrë, që e ka bërë  vërtetë të ndihet keq.

Sipas saj, me fjalë jo të vërteta të nxënësve, një prind i një fëmije i ka thënë drejtpërdrejt të mos jetë mësuesja e vajzës së tij, për arsye se ajo trembet nga dora. Këto fjalë nuk do t’i harrojë kurrë mësuesja nga Fieri, pavarësisht se tregon që më pas prindi i vajzës i ka kërkuar falje.

Kjo është dhe arsyeja që ajo sot kërkon të luftojë për më shumë të drejta për personat me aftësi ndryshe, për të mos përjetuar të njëjta vështirësi në jetë.

“Aty ka qenë momenti më i vështirë që unë kam qarë. Një prind më erdhi dhe më tha që nuk të dua si mësuese, ti je me një dorë dhe vajza ime trembet nga dora.  Unë i thashë që nëse të ka thënë vajza jote për këtë gjë, jam unë që do ta lë vendin e punës, por që nëse të ka thënë dikush tjetër, kjo nuk është e vërtetë.

Pasi kaluan disa kohë, më kërkoi falje, dhe më tha që ti bëre më të mirën dhe sot më vjen zor që unë të kam thënë një gjë të tillë. Unë kam punuar edukatore dhe ata nuk u trembën, si mendon ti, mund të trembet një 12-vjeçar. Që pas asaj kohe nuk pata raste të ngjashme”-u shpreh ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026