Sa do shkojë euro? Eksperti i ekonomisë: Ja ç’duhet të presim tre muajt në vijim

4 Qershor 2023 | 16:44

Eksperti i ekonomisë Bujar Bendo ishte këtë të diel i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth një problemi që tashmë po i shqetëson të gjithë, rënia e euros.

Ai tha se pritet që kjo rënie e euros në tre muajt në vijim të vazhdojë po njësoj në rastin më të mirë, por ai tha se ajo edhe mund të zbresë ende më shumë, ndërsa paralajmëron një rritje të saj në shtator.

Eksperti tha gjithashtu se kjo është një periudhë e mirë për të blerë Euro, por ai shton se njerëzit janë bërë pesimist nga rënia e pazakontë e saj.

“Edhe tre muaj të tjerë euro do jetë në të njëjtat standarte, ose edhe më poshtë. Mund të shkojë deri 105, duke marrë parasysh trendin.

Nëse nuk do ketë ndërhyrje nga Banka e Shqipërisë do vazhdojë të cedojë.  Momenti është shumë i mirë për të blerë Euro, por kush ka pasur pak lekë për të kursyer, deri më sot shumica i ka lënë 60% në Euro, ata e kanë humbur besimin,”-tha eksperti Bujar Bendo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Elon Musk ka frikë”, eksperti i IT: Ja përse nuk përballet dot me Zuckerberg

Eksperti i It, Besmir Semanaj ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth “përplasjes në kafaz” të...
14:32 | 08/08/2023

Si do të shpëtojë Maqedonia e Veriut nga kriza? Gazetari zbulon skenarët

Xhelal Neziri, gazetar në Maqedoninë e Veriut ishte këtë të mërkurë i ftuar në një lidhje direkte për Euronews Albania ku mes të tjerave ka...
11:30 | 02/08/2023

Unioni i Transportit tha se do reduktonte urbanët/ Kontrollori: Ja si është situata

Estref Agalliu, kontrollor i transportit publik në Tiranë tha në një intervistë për Euronews Albania, se pavarësisht se Unioni i Transportit Publik në Tiranë dha...
11:53 | 01/08/2023