Sa lehtë falen mëkatet? Dom Mark Pashkja: Zoti dënon gjithmonë…

7 Prill 2023 | 10:14

Dom Mark Pashkja i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth festës së Pashkës foli ndër të tjerat edhe për mëkatet.

Sipas tij nuk është e lehtë të falen mëkatet, pasi duhet që individi që rrëfen mëkatin fillimisht të ketë mundur “ta shërojë mëkatin” që u ka bërë personave të tjerë, e më pas të shfaqë pendesën  ndaj dimensionit hyjnor.

“Nuk është kaq e thjeshtë dhe sipërfaqësore, sepse në radhë të parë ekzistojnë dy dimensione, dimensioni komunitar, që do të thotë se e keqja ime nuk është vetëm për  mua, apo në raport me zotin, por është edhe e keqe për dikë nga shoqëria.

Pastaj është dimensioni vertikal, i cili është mëkati ndaj Zotit. I cili në vetvete bazohet  te dëmi që  u shkaktohet personave të tjerë. Përballë këtij  fenomeni duhet të kemi të qartë se Zoti gjithmonë dënon mëkatin. Çdo zgjidhje që bën meshtari, mëkatin nuk e fal as meshtari e as rrëfimi, zgjidhja e mëkateve  realizohet kur personi arrin të shërojë edhe mëkatin ndaj personave që i ka shkaktuar dëme dhe kryen edhe pendesën ndaj dimensionit hyjnor”,-tha Dom Mark Pashkja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026

Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit, ku u shpreh se edhe kjo javë do të jetë nën...
10:32 | 29/06/2026

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026