Sainz qartëson të ardhmen, firmos te Williams
Një tjetër pilot siguron një vend në pistë për vitin 2025. Carlos Sainz vendosi të vazhdojë karrierën në bordin e Williams duke rënë dakort të garojë përkrah Alex Albon. 29 vjeçari ishte në kërkim të një makine për vitin 2025 nga momenti që Ferrari vendosi të vërë nën kontratë, 7 herë kampionin e Botës, Lewis Hamilton.

Sainz shqyrtoi me qetësi ofertat nga Williams, Sauber/Audi dhe Alpine por ishte projekti i James Voëles në krye të Williams që bindi pilotin spanjoll. Ai do të garojë me anglezët në vitet 2025 dhe 2026 duke i siguruar vazhdimësinë Williams edhe në hyrjen në fuqi të rregullave të reja. Skuadra nga Grove bëhet e 5’ta në karrierën e Sainz i cili debutoi në vitin 2015 me Toro Rosso’n për tu transferuar te Renault në vitin 2017, Mclaren në vitin 2019 dhe Ferrari në vitin 2021.

Ndërsa Williams vë nën kontratë pilotin e 75 në historinë e saj në Formula 1 ku ka fituar 9 tituj botërorë për konstruktorë, 7 për pilotë dhe 114 gara. Williams ka siguruar 128 pole positions, ka arritur 313 herë në podium duke grumbulluar 3624 pikë. Objektivi i Sainz është të rikthejë titullin kampion tek Williams sic kanë bërë paraardhësit Jacques Villeneuve, Damon Hill, Alain Prost, Nigel Mansell, Nelson Piquet, Keke Rosberg dhe Alan Jones. Në vitin 1994 për Williams garoi dhe Ayrton Senna.
Lajmi për kontratën me Sainz do të thotë që Logan Sargeant është një pilot i ri për vitin e ardhshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut