Sako: Nuk ia kërkova Vangjush Dakos të më mbështesë në zgjedhje

4 Maj 2023 | 21:57

Emirjana Sako, kryetarja e Bashkisë Durrës dhe kandidatja e PS për një mandat tjetër në këtë bashki tha në emisionin Now në Euronews Albania se nuk i kërkuar Vangjush Dakos ta mbështesë në zgjedhje.

Ajo u shpreh se Dako ka dalë në terren se ka detyrime ndaj qytetarëve që e kanë mbështetur gjatë kohës kur drejtonte bashkinë.

“Dako ka qenë kryetar për 12 vjet, kam një njohje personale me gjithë kolegët që kanë drejtuar bashkinë, që nga Lefter Koka, Miri Hoti, për Dakon kam respekt të veçantë se kam punuar për disa vite me të. Ai nuk ka asnjë rol politik në fushatë, besoj se ka një detyrim ndaj socialistëve të Durrësit se e kanë mbështetur kur ka qenë kryebashkiak. Të njëjtën gjë do bëja edhe unë. Fushata në Durrës drejtohet nga Ardian Çela, nuk e kujtoj kur ka qenë hera e fundit që jam takuar me të. Unë kam kërkuar mbështetjen e PS, deputetët janë mbështetje e madhe dhe kryetari i PS”, tha Sako.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026