Sakrificat, drama familjare dhe pengu i kompozitorit Robert Radoja…
Gazetarja Greta Topjana, këtë javë në “Profil” na njohu me jetën e kompozitorit të shquar Robert Radoja. Artisti i madh rrëfeu për sakrificat e rrugëtimit të tij artistik që nisen që në moshën 4-vjeçare kur preku për herë të parë pianon dhe prej atij momenti nuk u nda kurrë prej saj. Po ashtu Radoja me shumë emocione foli edhe për familjen e tij, ku drama më e madhe mbetet vdekja e bashkëshortes.
Robert Radoja lindi më 15 prill 1938. Ai u lind në Bolonja dhe më pas familja e tij u transferua në Shkodër ku mori mësimet e para për piano në moshën 4-vjecare. Ai u shkëput nga Shkodra kur nisi liceun artistik në Tiranë, por mësimet e para nga artisti Prenk Jakova shënjuan karrierën e tij artistike.
Në “Profil” rrëfen për sfidat e mëdha që kaloi sidomos që ai duhet të ishte më i vogël në moshë për të nisur studimet në piano, ndaj u desh të punonte shumë që të kapte vitet. Duke qenë së nuk kishte shumë piano në atë kohë, kompozitori i madh Robert Radoja tregon për sakrificat e kohës kur ai studionte për piano nga ora 10 e darkës deri në 6 të mëngjesit.
Artisti rrëfeu për fillimet e tij të karrierës ku muzika e tij u shtri dhe në botën kinematografike, dhe kompozimi i tij i parë në muzikën filmike ishte ai në vitin 1970 me muzikën e filmit “Guximtarët”, por me pas u shtri edhe në filma të tjerë.
Përveç jetës artistike kompozitori u ndal edhe te jeta personale ku foli për njohjen me gruan e tij, Tatjena, në shkollën e gjuhëve të huaja, por fatkeqësisht ajo u largua shpejt nga jeta duke e lënë atë të vetëm me dy djemtë.
Ai e kujtoi bashkëshorten e tij me një këngë të cilën ja kishte dedikuar asaj, duke na treguar se nuk u martua dhe ia dedikoi jetën dy djemve. Për të djali i vogël është debulesa e tij, sepse nëna e tij e la të vogël në moshën 11 vjeçare.
Kompozitori foli gjatë për komunizmin në Shqipëri, vlerësimin e artistëve, censurën ndaj artit por sigurisht foli edhe për pengun e tij.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë