Salianji në Elbasan, Berisha: Takimi u organizua nga Suel Çela, u shkel vija e kuqe
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha përshëndeti strukturat e PD që refuzuan takimin e zhvilluar një ditë më parë nga ish-deputeti Ervin Salianji në Elbasan.
I pyetur lidhur me deklaratat e Flamur Nokës se takimi i Salianjit në Elbasan u organizua nga Suel Çela, Berisha tha se kjo shënon shkelje të vijës së kuqe të, që bashkëpunimin me krimit nuk e pranon kurrsesi.
“Në gjithë karrierën time politike dhe në ditët më të vështira, nuk kam bërë dhe nuk bëj kompromis me krimin. Pavarësisht nga çmimi që ka pasur, kam bindje më thellë se vija e kuqe e Sali Berishës është ndaras bashkëpunimi me krimin. Që një anëtar i korruptuar i Kryesisë të organizojë me Suel Çelën kriminelin më të rrezikshëm të Elbasanit, kreun e një prej karteleve më të fuqishme në Europë, është e papranueshme dhe kurrë nuk mund të kalojë. Në këtë kontekst ai që ndërmerr një veprim të tillë tejkalon vijën e kuqe dhe është përgjegjës për vijën e tij. Nuk pranoj kurrë asnjë formë bashkëpunimi me asnjë nga kartelet e drogës. Kemi pasur informacione që pohojnë që Suel Çela ka qenë organizator në hije kryesor i takimit. Përshëndetës të gjithë strukturat që e bojkotuan me neveri një takim të tillë. Kjo parti ka linjë të kuqe çdo formë bashkëpunimi me organizatat kriminale”, tha Berisha.
Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
“Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak