Salianji për ndryshimet statutore në PD: Si mundet një pakicë t’i imponohet shumicës

9 Shtator 2023 | 15:30

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku komentoi zhvillimet më të fundit në Partinë Demokratike.

Duku u ndalur te Kuvendi i PD-së zyrtare dhe ndryshimet në statut, Salianji tha se nuk mundet kurësesi që pakica t’i imponohet shumicës.

Ai theksoi se tashmë është e qartë cili është grupi që ka shumicën brenda të djathtës dhe theksoi se Lulzim Basha dhe grupimi i tij mund të kenë të tjera qëndrime në raport me pjesën tjetër, por ata nuk mund t’i imponohen pasi janë në minorancë.

“Grupi parlamentarë i Partisë Demokratike, ashtu si çdo grup parlamnetar, si çdo deputet në thelb, nuk mund të ketë qëndrime të cilat imponohen nga partia, prandaj është përfaqësuesi i popullit në fund dhe jo përfaqësuesi i partisë. Në institucionet e partisë ka një tjetër diskutim dhe një lloj tjetër vendimmarrje, është e qartë që grupet parlamentare funksionojnë në bazë të rregulloreve të tyre po bazën kanë hierarkinë e normave dhe rregulloren e  Kuvendit dhe kjo është një çështje e diskutuar. Ajo që është  për t’u rithënë është që nuk mundet që dikush që duket qartë që është pakicë në publik dhe në grup se grupi mund të ketë të tjera qëndrime, nuk mund të thotë që unë jam shumica dhe do të imponohem dhe unë jam opozita në këtë vend”. – tha Salianji.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026