Salianji: Protesta sot e arriti qëllimin, Luli s’thotë asnjë fjalë për skandalet
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është shprehur se protesta e ditës së sotme para Parlamentit e arriti qëllimin e saj.
Komentet Salianji i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se njerëzit duhet të dalin në protesta edhe pa i thirrur opozita, siç ndodh në vendet e tjera.
Ai u shpreh se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk thotë asnjë fjalë për skandalet e qeverisë, ndërsa për ish-kryeministrin Berisha, Salianji tha se po qëndron në ‘arrest shtëpie’ pa akuzë.
“Kjo është grusht shteti, është abuzim, për këtë përfundon në burg. Këtu është diskutimi që ne kërkojmë që të kërkohet llogari dhe Rama thotë e kam shtetin personal, nuk ta jap. Kush mendon se do ta rrëzonte Ramën me protestën sot, thirreni e pyeteni. Unë mendoj se protesta e arriti qëllimin. Protesta e thirrur para Parlamentit unë nuk besoj se bëhet për të rrëzuar Ramën.
Nuk është se që atë ditë që erdhi para Parlamentit e morëm Ramën për leckash dhe e hodhëm në rrugë. Unë jam i pakënaqur me qeverinë. Bechetti i ka marrë shqiptarëve 100 milionë euro vetëm sepse Ramës i teket që t’i mbyllë televizionin. Ai tjetri ka vjedhur disa milionë euro, që SPAK thotë ka marrë disa milionë euro e ka ikur.
Janë të gjithë kosto të Ramës këta. Sali Berisha sot është pa akuzë dhe nëse ka një dëm të caktuar edhe reforma në drejtësi, është kjo njollë. A ka 3 vite në hetim ky njeri? Ta çojmë në akuzë si gjithë të tjerët. Protesta sot kishte 200 mijë njerëz.
Unë them argumentin, ju doni numra. Si të bëjmë politikë, të bëjmë si ai tjetri që nuk thotë asnjë fjalë? Në vende të tjera reagojnë vetë njerëzit, nuk ka nevojë t’i thërrasë opozita. Deputetët e Lulit nuk erdhën fare sot atje. Po të bësh protesta, keq, po të flasësh, keq. Unë mendoj se po të rrish është keq”, tha Salianji.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng