Samiti/ Gjeta: Kurti nuk është i gatshëm të bëj kompromise për Kosovën

15 Tetor 2023 | 22:08

Politologu Altin Gjeta komentoi samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet ditën e nesërme në Tiranë ku i pranishëm do të jetë dhe kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Review” në Euronews Albania, theksoi se Kurti nuk është i gatshëm të bëjë kompromise për Kosovën, duke theksuar se do të marrë vendime të forta që mund të jenë produktive për Kosovën në të ardhmen.

“Unë besoj se Kurti nuk do lëviz shumë nga qëndrimet e tij që i ka bërë të ditura. Ai pret që BE dhe faktori perëndimor të dënojë aktet e Serbisë duke ndërmarrë sanksione dhe do mundohet ta paraqesë veten si një lider i cili nuk është  i gatshëm të bëjë kompromise mbi sovranitetin e Kosovës dhe të shkelë mbi premtimet e tij gjatë karrierës së tij. Mendoj se Kurti po mendon më shumë elektorakisht se sa si një shtetar që ndodhet në moment të vështirë dhe është i gatshëm të marrë vendime të forta që mund të mos jenë afatgjata por mund të rezultojnë produktive për Kosovën”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026