Samiti i OSBE në Shkup, flet Bujar Osmani: Të zbatojmë aktin e Helsinkit

30 Nëntor 2023 | 11:30

Në Shkup të Maqedonisë së Veriut të enjten ka nisur punimet samiti i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Bujar Osmani, kryesuesbi OSBE në fjalën e tij është shprehur se është përgjegjësi dhe detyrim i tyre që ta zbatojnë aktin përfundimtar të Helsinkit.

“Ne kemi arritur që të krijojmë shtet multietnik, përkundër të gjitha pengesave, në një dekadë dhe rajon të karakterizuar me luftë dhe armiqësi. Por, me përkushtimin tonë dhe mbështetjes së parezervë të OSBE-së, në fushat më të ndjeshme të sigurisë njerëzore dhe dialogut ndëretnik dhe sundimin e së drejtës, të drejtat e njeriut, mund të themi me shumë krenari se OSBE vërtetë ka punuar për njerëzit e Maqedonisë së Veriut. Është përgjegjësi dhe detyrim i joni që ta zbatojmë aktin përfundimtar të Helsinkit, sepse këtë i’ a kemi borxh njerëzve tanë, që të jenë të sigurtë se të drejtat dhe siguria e tyre, janë të mbrojtura dhe të garantuara. E kemi parë efektin shkatërrues të agresionit rus ndaj Ukrainës dhe kemi parë masakrën e pa pranueshme të një pushteti qe ka hequr dorë nga vlerat e OSBE-së dhe ka arritur qëllimet e saj politike me përdorimin e forcës”- u shpreh Bujar Osmani, kryesuesbi OSBE.

Në samitin e OSBE-së po marrin pjesë diplomatë të 57 vendeve anëtare të organizatës, përfshirë shefin e diplomacisë ruse, Sergei Lavrov.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026