Samiti në Tiranë, Rama pret Marta Kos dhe liderët e Ballkanit Perëndimor

21 Nëntor 2025 | 07:45

Në Pallatin e Brigadave kanë mbërritur këtë të premte liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos lidhur me samitin Growth Plan “Our pathway to EU”.

Kryeministri Edi Rama i ka pritur ata në hyrjen e Pallatit të Brigadave teksa në këtë samit pritet të diskutohet lidhur me planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian.

Samiti nisi në orën 09:30 ku pritet që kryeministri Edi Rama së bashku me Kos të mbajnë fjalën hapëse për të vijuar më pas me punimet e samitit. Gjithashtu do të mbahet edhe një konferencë e përbashkët e Ramës dhe Kos. Rama mbrëmjen e djeshme ka zhvilluar edhe një darkë zyrtare me komisioneren.

Agjenda:

Vendi: Pallati i Brigadave

09:30 – Mirëseardhja

10:00 – Nisja e Samitit

Fjala hapëse: KryeministriEdi Rama dhe Komisionerja, Marta KOS

11:30-Foto Familjare

11:35-Konferencë për shtyp, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026