Ambientalisti Sazan Guri ka shpjeguar në një intervistë për “Good Morning Albania” arsyen se pse shumë vende në pjesë të ndryshme të botës mbajnë emrin “Albani”.
Guri tha se fjala Alban, simbolizon “Arianët”, njerëzit e bardhë.
Sipas teorisë së tij të pavërtetuar, Guri thotë se fjala e parë pasi njerëzit dolën nga shpella ishte Arian, për shkak të ngjyrës së tyre, ndërkohë që kur filluan të punonin tokën ata u quajtën Arban, njerëz që “punuan arën”.
“Që nga Amerika, Australia, Kaukazet, vetë Shqipëria, Italia, Anglia, Skocia, Franca dhe Gjermania të gjitha këto janë të lidhura sepse fjala e parë kur njeriu doli nga shpellat ishte Arian (të bardhë-janë). Në momëntin që kanë punuar tokën u quajtën Arban, (punuan arën), po ashtu kur punuan dhe arin “gold”, prandaj quheshin dhe mirditorët pirus. Pirusët ishin prushët ata që e nxirrnin metalin me anë të prushit. Fjala Alb që do të thotë Alp, do të thotë lart. Është Albumina, është e bardha. Pra kta njerëz Alban, Arian, Alb janë që në kohën e Thotit 10 mijë vjët para erës sonë. Thoti flite shqip i quante Albanolis. Këta Albanolis që zbritën me 400 Alban trojan, shkuan dhe formuan Britaninë dhe Britania quhej Albani”, tha Guri.