Schmit sfidon Von der Leyen, zgjedhjet për PE, socialistët zgjedhin kryekandidatin

3 Mars 2024 | 15:28

Partia Socialiste Evropiane, PES, zgjodhi Nicolas Schmit si kandidatin kryesor për zgjedhjet evropiane, gjatë një kongresi të mbajtur në Romë. Komisioneri për Punën dhe të Drejtat Sociale, nga Luksemburgu, u zotua se do të luftojë partitë populiste dhe autoritare.

“A kanë ata një projekt, përveç atij për të shkatërruar Evropën? Cilat janë zgjidhjet? Nuk ka. Ndërsa zgjidhjet e socialistëve janë të qarta: në duam një Evropë të fortë e të bashkuar, si dhe një Evropë me një ekonomi të fuqishme”,  tha Nicolas Schmit, kandidat i PES-së.

Partia propozoi një pakt të rinovuar mes të Gjelbërve dhe Socialistëve. Por sondazhet parashikojnë se qendra e majtë do të marrë rreth 20 për qind të votave, duke mbajtur vendin e dytë në Parlamentin Evropian, pas PPE-së.

Nëse presidenca e Komisionit Evropian do të merret nga qendra e djathtë, kjo parti mund të luftojë për të marrë presidencën e Këshillit Evropian, që mbledh liderët e 27 vendeve anëtare të Bllokut…

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026