Von der Leyen premton mbështetje për zgjerimin nëse rizgjidhet në krye të KE-së
Presidentja aktuale e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, së cilës i skadon mandati në fund të vitit, është prezantuar të mërkurën si kandidate udhëheqëse e Partisë Popullore Evropiane (EPP), për një mandat të ri pesëvjeçar.
Kandidatura e Von der Leyenit është shpalosur nga Manfred Weber, shef i këtij grupimi politik të qendrës së djathtë evropiane, që është grupi më i madh në Parlamentin Evropian.
Presidentja e KE-së ka premtuar se, nëse fiton edhe një mandat, do të vazhdojë punën në shumë fusha në të cilat ka punuar edhe në mandatin e tanishëm, përfshirë edhe në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe në asistencën financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Gjithmonë kam qenë mbështetëse e fuqishme e zgjerimit të BE-së. Por, në të njëjtën kohë, kam shtuar qartë se ky do të mbetet proces i bazuar në meritat individuale”, ka thënë Von der Leyen më 21 shkurt.
“Mbetem e përkushtuar ndaj këtij parimi, por jam, po ashtu, e lumtur se vendet e Ballkanit Perëndimor, e po ashtu edhe Ukraina, Moldavia, po bëjnë gjithçka që po munden për t’i kryer reformat e nevojshme dhe për të lëvizur drejt Bashkimit Evropian”, ka shtuar ajo.
“Do të më shihni edhe në mandatin e ardhshëm si mbështetëse të fuqishme të zgjerimit dhe të Ballkanit Perëndimorë”, ka deklaruar Von der Leyen.
LEXONI GJITHASHTU:
Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri
BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri
- 12:05 BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
- 11:58 Një tërmet i fortë godet Zelandën e Re, sa ishte magnituda?