‘S’doja të shihja shqiptarë me sy”, 70-vjeçari: Ika me rrobat e burgut në Greqi

19 Tetor 2024 | 18:53

I ftuari i kësaj të shtunë në emisionin “Real People” ishte Fadil Daja, 70 vjeçari që ndau historinë e tij të vështirë dhe sfidat që e shoqëruan gjatë jetës.

Ai rrëfeu për periudhën e tij të burgimit, kur u arrestua për tentativën për të arratisur në Kanada.

Fadili shpjegoi se, së bashku me tre shokët e tij nga ushtria, kishin planifikuar të emigronin drejt Kanadasë, por fatkeqësisht u kapën nga policia.

Ai tregoi se pas arrestimit, u dënua me dymbëdhjetë vite në birucat e burgut “313” në Tiranë, ku më pas u transferua në burgun e Spaçit.

“Kur dola nga burgu, isha vetëm me rrobat e burgut. Ishte sezon prilli, sezon plazhi, dhe më çuan për punë në një hotel tavernë në Kretë, Greqi. Ishte një periudhë kur nuk doja të shihja shqiptarë, por preferoja të jetoja me fokat dhe pinguinat në Indi. E mendova Kretën si një ishull ekzotik, por kur mbërrita, Pireu dhe Athina mu dukën si vende të ngritura me gradaçela,” tha Fadili.

Ai përshkroi përvojën e tij në Kretë, ku punoi si sanitar në ambientet e një hoteli për rreth 25 vjet.

“U martova në moshën 50 vjeçare me mblesëri,” përfundoi ai, duke e theksuar se jetesa e tij ishte e mbushur me përvojat dhe sfidat e veta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026