Seanca solemne për 25-vjetorin e Çlirimit, Osmani: Kosova mertiton të jetë në NATO
Kuvendi i Kosovës mbajti këtë të mërkurë një seancë solemne në nderim të ditës së Çlirimit, kur forcat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë, duke shënuar fundin e luftës dhe çlirimin e vendit.
Në fjalën e saj në Kuvend, Presidentja e vendit Vjosa Osmani, e cilësoi hyrjen e NATO-s në Kosovës jo vetëm si një fitore ushtarake dhe kapitullim të Serbisë, por një triumf të shpirtit njerëzor mbi Tiraninë.
“Hyrja e NATO-s në Kosovë ishte dëshmi e fuqisë së solidaritetit ndërkombëtar. Liria është më shumë sesa fjalë, është thelbi i qenies tonë, ajri që e thithim, ëndrra që guxuam ta ëndërrojmë dhe e ardhmja që aspiruam dhe për të cilën luftuan dhe dhanë jetën çlirimtarët tanë. Hyrja e NATO-s nuk ishte thjeshtë fitore ushtarake dhe kapitullim i Serbisë Millosheviqiane, ishte triumf i shpirtit njerëzor mbi tiraninë”, tha Osmani.
Osmani theksoi gjithashtu se sot Kosova e meriton të jetë pjesë e aleancës së NATO-s.
Ajo vlerësoi partneritetin dhe aleancat e Kosovës me ndërkombëtarët, për të cilat tha se nuk duhet të merren të mirëqëna por dihen mirëmbajtur.
Gjithashtu Presidentja e Kosovës, u ndal dhe te figurat kyç që luajtën një rol të rëndësishëm në luftën e vendit për pavarësi.
Ajo përmendi “rezistencën e ish presidentit Ibrahim Rugova, heroizmin e komandantit legjendar Adem Jashari dhe tërë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 33-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
Kishte fshehur një tajlandeze në valixhe për ta kaluar jashtë vendit, arrestohet 26-vjeçari në Muriqan
Drejtori i Policisë Hitaj viziton sërish efektivët e lënduar pas protestës para Parlamentit
- 19:11 Dita e 33-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:01 Mbyllen bisedimet në Doha, Trump: Çarmatimi bërthamor i Iranit po shkon shumë mirë
- 18:43 Kishte fshehur një tajlandeze në valixhe për ta kaluar jashtë vendit, arrestohet 26-vjeçari në Muriqan
- 18:41 “BE të mbështesë sektorin energjetik” , Karakaçi: Shqipëria ka përmbushur të gjitha standardet në energji
- 18:38 Le Pen: Nuk do të kandidoj për presidente në vitin 2027 nëse gjykata vendos që të mbaj një byzylyk elektronik
- 18:27 Një fosil i rrallë dinosauri nga Antarktida gjendet i fshehur në një sirtar