Seancë maratonë në parlament, shqyrtohet projektbuxheti 2026 dhe paketa fiskale
Ka nisur këtë të mërkurë, në orën 10:00, seanca parlamentare që do të zhvillohet në harkun kohor të dy ditëve për të shqyrtuar paketën fiskale dhe projektbuxhetin e vitit 2026.
Kjo paketë ligjore vjen së bashku me atë që quhet “paqja fiskale” ndërsa në seancë ka mbërritur dhe kryeministri Edi Rama.
Opozita e ka kundërshtuar paketën fiskale, duke theksuar se ajo ka ardhur vonë në Kuvend dhe nuk ka kohë për një shqyrtim të detajuar.
Projektbuxheti i vitit 2026 është 8.8 miliardë euro dhe shoqërohet me 8 projektligje si pjesë e paketës fiskale, të cilat u diskutuan në komisione parlamentare me procedurë të përshpejtuar.
Deputetët do të diskutojnë në parim 8 projektligjet që përfshin buxheti: pesë prej tyre janë aktualisht në fuqi dhe ndryshojnë, ndërsa 3 janë projektligje të reja.
Projektligjet janë:
“Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, ‘Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë’”, të ndryshuar (shqyrtimi në parim)
“Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014 ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’” (shqyrtimi në parim)
“Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29, datë 30.3.2023, ‘Për tatimin mbi të ardhurat’” (shqyrtimi në parim)
“Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, ‘Për sistemin e taksave vendore’”, të ndryshuar (shqyrtimi në parim)
“Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar (shqyrtimi në parim)
“Për marrëveshjen e paqes fiskale” (shqyrtimi në parim)
“Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme” (shqyrtimi në parim)
“Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë” (shqyrtimi në parim)
“Për buxhetin e vitit 2026” (shqyrtimi në parim)
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s