Sekretariati i Energjisë vlerëson reformat: Ka ende punë për të bërë

1 Shkurt 2023 | 16:42

Shqipëria ka bërë progres të moderuar në fushën e energjisë. Sekretariati i Komunitetit të Energjisë prezanton raportin për Shqipërinë, ku vlerësohet si sukses realizimi i ankandit për energjinë e rinovueshme.

Komuniteti i Energjisë me qendër në Vjenë vlerëson Shqipërinë për reformat e ndërmarra në sektorin energjetik, por disa prej tyre nuk janë përmbushur. Tregu i gazit, për shembull nuk ka avancuar në përputhje me nevojat.

Në raportin e bërë për vendin tonë, Artur Lorkowski, Drejtues i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë vlerësoi progresin për eficencën e energjisë elektrike në ndërtesa, të cilat ndikojnë në uljen e çmimit të rrymës në të gjithë vendin.

Në Komisionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë kërkoi përshpejtim të procedurave për dhënien e lejeve për energjinë e rinovueshme, miratimin e rregullatorit të ri për infrastrukturën energjetike, si dhe miratimin e një ligji për ndikimin e HEC-ve në mjedis.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026