“Sekreti që ndau çiftin Meta-Kryemadhi”, Hitaj: Në zyrën e LSI ka pasur përgjues

21 Qershor 2024 | 21:50

Gazetari Arbër Hitaj tha se divorci mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, mund të ketë pasur si motiv kryesor SPAK-un. Sipas tij ka mundësi që Kryemadhi të ketë thënë në SPAK diçka për të cilën Meta nuk ka qenë dakord.

Hitaj tha gjithashtu se Meta shpesh është treguar i ashpër duke thënë se ka pasur tradhti politike brenda partisë së tij dhe se kur është rikthyer në statusin e kryetarit, pasi la presidencën ka gjetur përgjues në zyrë.

“Meta tha se vendimin e ka marrë pasi Monika ka folur në SPAK. Duke parë ato që zoti Meta ka thënë më herët, ai o ka njohur një fakt që nuk e ka deklaruar në SPAK që mund të ketë dalë nga zonja Kryemadhi, ose ka dalë diçka nga telefoni. Nëse ka ndikuar hetimi i SPAK apo verifikimi që mes çiftit kishte krizë, nuk e them dot. Unë besoj se SPAK ka ndikuar shumë në këtë vendimmarrje.

Meta tha se kur ka vajtur në zyrë ka gjetur çimka, ka patur tradhti politike. Ai e ka thënë vetë. Unë besoj se në thelb lidhen me hetimet në SPAK. Se po të ishte për mandatet unë besoj se nuk është momenti për të marrë një vendim kaq të fortë”,-tha Hitaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026