Sekuestrimi i celularit, Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës

15 Prill 2025 | 09:49

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për heqjen e sekuestrimit ndaj celularit të saj.

Kujtojmë se në ankesën e saj, Ajola Xoxa kishte kërkuar kthimin e celularit, i cili është sekuestruar në kuadër të hetimeve që po zhvillohen nga SPAK

Me këtë vendim të marrë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, Apeli ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke konfirmuar sekuestrimin e pajisjes.

Ajola Xoxa ndodhet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, ndërsa është nën hetim për fshehje pasurie.

Bashkëshorti i saj, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua më 10 shkurt të vitit 2025, nën akuzat për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 15.04.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 92, datë 08.04.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankueses A.X., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 93, datë 20.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi kundërshtimin e vendimit të prokurorit për sekuestrimin e sendeve”, dhe vendosi:

  • Miratimin e vendimit nr. 93 Akti, datë 20.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.
  • Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026