Sekuestrohen 191 pistoleta, goditet grupi që trafikonte armë nga Turqia, në pranga edhe 2 shtetas shqiptarë
Një operacion i shtrirë në Turqi-Bullgari dhe Shqipëri, i mbështetur dhe nga Europol ka shkatërruar një grup të trafikut të armëve të zjarrit.
Policia shqiptare ne bashkëpunim me homologet rumunë dhe ata bullgarë ka arrestuar 11 persona, mes tyre 2 shqiptarë, ndërsa ka sekuestruar 191 pistoleta dhe 3714 karikatorë.
Burime bëjnë me dije për Euronews Albania se armët e gjetura dhe që janë sekuestruar në Shqipëri variojnë nga çmimet 1000-2500 euro.
Në operacionin e koduar ‘Bosfori’, të udhëhequr nga policia rumune u përfshirë 24 vende evropiane.
Midis datave 2 dhe 11 nëntor operacioni 1-vjeçar ‘Bosfori’ u përmbyll me një aksion të përbashkët ku oficerët e policisë nga Shqipëria, Greqia, Portugalia dhe Rumania kryen 81 bastisje shtëpish, bën me dije Europol.
Këto hetime çuan në arrestime dhe konfiskime. Konkretisht, 11 persona janë vënë në pranga, ndërkohë që janë sekuestruar 191 pistoleta dhe një sasi e madhe municioni.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk