Sekuestrohen 450 mijë euro pasuri, kush janë 2 të dënuarit për prostitucion në Itali

10 Shkurt 2024 | 10:27

Policia e Elbasanit ka sekuestruar disa pasuri të paluajtshme me vlerë 450 mijë euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të 2 shtetasve të dënuar në Itali, për trafikim dhe shfrytëzim për prostitucion.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se u sekuestrua një apartament në pronësi të shtetasit S. A., 49 vjeç, i ndodhur në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan, pasi ky shtetas është i dënuar në Itali, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion.

Po ashtu është sekuestruar edhe një lokal në pronësi të shtetasit E. G., 42 vjeç, i ndodhur në lagjen “Kongresi”, Elbasan, pasi ky shtetas është i dënuar në Itali, me 8 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion.

Njoftimi i Policisë:

DVP Elbasan/Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”, vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të krimit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Real Estate 2”.

Sekuestrohen pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 450 000 euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të 2 shtetasve të dënuar në Itali, për trafikim dhe shfrytëzim për prostitucion.

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i hetimeve pasurore të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, me qëllim gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, u zhvillua operacioni policor i koduar “Real Estate 2”, gjatë të cilit, në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Elbasanit, u sekuestruan:

  • 1 apartament në pronësi të shtetasit S. A., 49 vjeç, i ndodhur në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan, pasi ky shtetas është i dënuar në Itali, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”;
  • 1 lokal në pronësi të shtetasit E. G., 42 vjeç, i ndodhur në lagjen “Kongresi”, Elbasan, pasi ky shtetas është i dënuar në Itali, me 8 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 49-të e protestës, qytetarët fillojnë grumbullimin në sheshin “Skënderbej” (VIDEO)

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 49-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku më pas do...
19:33 | 18/07/2026

Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve

Ditën e sotme, në qytetin e Sarandës policia ka gjetur një motor të braktisur buzë detit, i cili dyshohet se u përket autorëve të atentatit...
18:01 | 18/07/2026

Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST

Korça mirëpriti edicionin e dytë të Air Fest, LuluFest, një festival që mblodhi mbi 200 instrumentistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia...
17:41 | 18/07/2026