Sekuestrohen drogë, armë dhe municion luftarak në Krujë, në pranga dy vëllezër

23 Shkurt 2023 | 13:30

Dy vëllezër binjakë të moshës 20-vjeçare kanë rënë në pranga ditën e sotme pasi shpërndanin kanabis në afërsi të shkollave.

Policia bën me dije se vëllezërit e identifikuar si E. L. dhe E. L., të cilët mbanin armë dhe municion luftarak.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë, si rezultat i kontrollit në banesën e këtyre shtetasve, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë, 2 krehra automaktiku, municion luftarak dhe 1 bajonet: 600 gramë kanabis dhe 29 doza kanabisi të përgatitura me qese farmaceutike, gati për shitje.

Nga veprimet hetimore dyshohet se dy vëllezërit shpërndanin lëndë narkotike në doza, në afërsi të shkollave dhe të lokaleve, në Fushë Krujë dhe Krujë.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026