Senati amerikan çon përpara emërimin e Kash Patel në postin e drejtorit të FBI-së

19 Shkurt 2025 | 19:07

Senati votoi të martën për të çuar përpara emërimin e zotit Kash Patel për postin e drejtorit të Byrosë Federale të Hetimeve, FBI, duke i hapur rrugën një aleati të afërt të Presidentit Donald Trump dhe një kritiku të kësaj agjencie për të drejtuar njërin prej institucioneve më të rëndësishme të zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara.

Senati miratoi me 48 vota pro dhe 45 kundër një masë procedurale që mundëson konfirmimin përfundimtar gjatë kësaj jave të njërit prej kandidatëve më të debatueshëm të zotit Trump.

Zoti Patel, një ish zyrtar i zbulimit në Departamentin e Mbrojtjes gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump, ka bërë thirrje për një reformim rrënjësor të FBI-së, duke u zotuar se do ta zgjerojë rolin e agjencisë në fushën e imigracionit të jashtëligjshëm dhe kriminalitetit të dhunshëm, një prej përparësive kryesore të zotit Trump.

Zoti Patel ishte në mesin e kritikëve më të zëshëm të hetimeve të FBI-së ndaj zotit Trump, duke filluar nga çështjet si ndërhyrja ruse në zgjedhjet e vitit 2016, dokumentet sekrete që zoti Trump i mbajti në rezidencën e tij në Florida, si dhe përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatin zgjedhor të vitit 2020.

Demokratët e kanë quajtur zotin Patel si të papërshtatshëm për të udhëhequr FBI-në, duke iu referuar mbështetjes që ai u dha pretendimeve të pavërteta për vjedhjen e votave në zgjedhjet e vitit 2020 dhe pretendimeve se agjentët e FBI-së kishin nxitur sulmin e 6 shkurtit të vitit 2021 ndaj Kapitolit. Por zoti Patel ka marr përkrahje të gjerë nga republikanët, të cilët e shohin atë si reformator.

Javën e kaluar, një komision i Senatit miratoi me 12 vota pro dhe 10 kundër, që kandidatura të hidhet për votim në Senat. Votimi u nda përgjatë vijave partiake.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua

Kryeministri kanadez Mark Carney tha të enjten se Presidenti i SHBA-së Donald Trump e telefonoi të mërkurën përpara bisedimeve të NATO-s, duke përshkruar një bisedë...
20:57 | 25/06/2026

NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të enjten se aleanca do të zbulojë dhjetëra miliarda dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin...
20:55 | 25/06/2026

Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)

Pamjet e marra nga ajri tregojnë nivelin e shkatërrimit nga 2 tërmetet 7,2 dhe 7,5 të shkallës rihter që goditën Venezuelën. Të paktën 188 persona...
20:54 | 25/06/2026