Serbi, 11 persona të arrestuar për veprime raciste në Francë dhe Gjermani

29 Shtator 2025 | 17:07

Policia në Serbi i ka arrestuar 11 persona, ndërsa një tjetër është në arrati, nën dyshimet për kryerje të veprave penale të komplotit për të kryer akte kriminale, diskriminim racor dhe forma tjera të diskriminimit, si dhe atë të spiunazhit, sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë më 29 shtator.

Sipas ministrisë serbe, të dyshuarit akuzohen për kryerje të disa veprimeve raciste, duke shënjestruar objektet e hebrenjve dhe myslimanëve në Paris dhe Berlin, në periudhën prill-shtator 2025.

Në deklaratë është thënë se operacioni është kryer nga Departamenti policor në Smederevë dhe Agjencia e Inteligjencës, ndërsa të ndaluarit kanë këto iniciale: F.P., N.Q., A.S., A.B.,GJ.P., S.P., N.ZH., N.D., A.M., N.S., dhe D.M.

Autoritetet serbe kanë thënë se kanë dyshime të bazuara se i arratisuri M.G, ka vepruar “nën udhëzimet e një agjencie të huaj të inteligjencës” dhe ka organizuar e trajnuar grupin e 14 personave me shtetësi serbe, brenda Serbisë, me qëllim të “shkeljes së të drejtave themelore të njeriut, të garantuara me ligjin dhe traktatet ndërkombëtare”, që mbrojnë dallimet racore, të ngjyrës së lëkurës, fenë, kombësinë dhe origjinën në territoret e Francës dhe Gjermanisë.

Sipas tyre, një person me inicialet K.S. ka asistuar në këto aktivitete.

“Këto aktivitete janë kryer në periudhën prill-shtator 2025 dhe përfshijnë hedhjen e ngjyrës së gjelbër në Muzeun e Holokaustit, shtatë sinagoga dhe në një restorant hebre, vendosjen e mbishkrimeve me përmbajtje ‘gjenocidale’, vendosjen e kokave të derrave afër objekteve fetare të myslimanëve – në zonën e Parisit – si dhe vendosjen e ‘skeleteve’ me mesazhe të ndryshme para Portës së Brandenburgut në Berlin”, ka thënë ministria.

Arrestimet janë bërë me urdhër të Zyrës së Prokurorit në Smederevë dhe të dyshuarit do të merren në pyetje brenda 48 orëve.

Gazeta franceze Le Monde ka raportuar më 27 shtator se autoritetet hetimore franceze dyshojnë se një shtetas i Serbisë ka “organizuar dy operacione destabilizuese kundër lokacioneve fetare dhe përmendoreve në Paris dhe rrethinë”.

Gazeta ka raportuar se bazuar në një burim gjyqësor, ndaj këtij personi është lëshuar urdhërarrestim.

Hetuesit dyshojnë se “operacionet e ndërhyrjes së huaj kishin për qëllim të nxisnin përçarje në shoqërinë franceze”. Sipas Le Monde, kjo pistë i ka shtuar dyshimet e autoriteteve hetimore për përfshirjen e agjencisë ruse të inteligjencës ushtarake GRU, gjë që “mbështetet më tej edhe nga të dhënat e inteligjencës, të siguruara përmes bashkëpunimit mes Francës dhe vendeve aleate”.

Megjithatë, sipas gazetës, organet hetimore franceze ende nuk kanë prova konkrete për përfshirjen e Rusisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Florjan Binaj para protestuesve: Çdo qeveritar që ka shkelur ligjin, të përfundojë në burg

Aktori dhe aktivisti i njohur Florjan Binaj ka mbajtur një fjalim përpara protestuesve të mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Binaj iu drejtua turmës me...
20:26 | 12/06/2026

Dalin pamjet, protestuesit ndjekin të riun me pitbull pas përplasjes verbale

Këto janë pamjet kur protestuesit i vihen pas një të riu i cili dyshohet se i provokoi ata në momentet kur po kalonte në zonën...
20:04 | 12/06/2026

Spiropali uron 35-vjetorin e PS: Hija ime nuk di dhunë, por frymëzim lirie dhe punë

Pas përmbylljes së aktiviteteve me rastin e 35-vjetorit të Partisë Socialiste rë Shqipërisë, ka reaguar edhe deputetja e PS-së, Elisa Spiropali, e cila shkruan në...
20:02 | 12/06/2026